Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

11 vepra të Pikasos shiten për 109 milionë dollarë

16:39 / October 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pikaso 768x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pikaso ”zbraz” bankat në Las Vegas. Pak orë nga ajo që nesër do të ishte ditëlindja e 140-të e piktorit kubist, 11 vepra të nënshkruara prej tij u shitën për 109 milionë dollarë, shumë përtej vlerësimeve origjinale.

Me të mbërritur nga Londra, presidenti i ”Sotheby’s”, Oliver Barker, zhvilloi ankandin për 45 minuta.

Punimet u ofruan nga MGM Resorts, pronari aktual i një prej tempujve të lojërave të fatit që ishte sfondi i një vjedhjeje të famshme të artit në filmin “Ocean’s Eleven”.

Me të ardhurat nga ankandi, MGM Resorts planifikon të diversifikojë koleksionet e tij duke blerë vepra nga gra, artistë me ngjyrë dhe pakica të tjera, në përputhje me atë që shumë muzeume amerikane kanë bërë për muaj të tërë.

Të 11 veprat e Pikasos ishin pjesë e koleksionit të mbledhur në 20 vjet nga Wynn dhe gjysma e tyre u ekspozuan në restorantin e hotelit me emrin Pikaso.

Për ”Sotheby’s” ishte hera e parë që një ankand në Amerikën e Veriut ishte zhvilluar jashtë selisë qendrore të Nju Jorkut, në York Avenue.

Koleksioni mbulonte mbi 50 vjet prodhime artistike nga mjeshtri i “Guernica”-s.

Çmimi më i lartë u vendos nga një pikturë të vitit 1938, “Gruaja me një beretë portokalli”, e cila përshkruan ish-të dashurën dhe ish-muzën Marie-Thérèse Walter, që u shit për 40,5 milionë dollarë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.