Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

110 vota pro, Kuvendi miraton Amnistinë. Alibeaj: Pazar qeveri-Rithemelim. Përfitojnë 700 të dënuar dhe protestuesit e opozitës

20:04 / April 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me 110 vota pro, një abstenim dhe një kundër, këtë të enjte Kuvendi miratoi ligjin për Amnistinë Penale. Kundër ligjit u pozicionuan deputetët e drejtuar nga Lulzim Basha, të cilët u larguan nga seanca pas rrëzimit të amendamenteve te tyre. Kundër amnistisë votoi vetëm deputeti Agron Shehaj dhe Ermonela Felaj nga PS-ja abstenoi.

Projektligji i amnistisë penale u bë mollë sherri në Kuvend mes Partisë Demokratike zyrtare, Rithemelimit dhe qeverisë. Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha e quajtën draftin e dakordësuar mes Rithemelimit dhe PS-së si pazar.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Capture 13
    116 vota pro, Kuvendi miraton Amnistinë Penale
  • Kuvend votim
    Deputeti i vetëm që votoi kundër Amnistisë Penale
  • 1711013131 alibeaj
    Sherr për Amnistinë Penale, Enkelejd Alibeaj: Djalli qëndron në detaje, përfitojnë drejtorët e dënuar nga GJKKO

Nga Amnistia Penale përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Do të përfitojnë qindra 2 700 persona që janë në shërbim prove. 232 procedime penale ndaj protestuesve të PD por edhe protestuesve të tjerë falë kësaj amnistie pushohen.

Enkelejd Alibeaj nga grupi i Bashës, ka prezantuar amendamentin për amnistinë penale dhe ka kritikuar amendamentin e propozuar nga Rithemelimi. Sipas Alibeajt, do të përfitojnë drejtorë të dënuar nga GJKKO.

”Djalli qëndron në detaje! Neni 5 për të cilin kë rëndë dakord thotë përfitojnë 1.5 vite burra. 2 vite gra të dënuar nga GJKKO bazuar në nenin 75 A shkonja b,c,ç. Po shkronja a, parashikon të gjitha veprat penale që fillojnë me K, korrupsion pasiv dhe aktiv i zyrtarëve të lartë. Ky është djalli, 1.5 për burra, 2 për gra të dënuar nga GJKKO. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Nuk ka ministra nuk ka kryeministër, por nga pozicioni i sekretarëve të përgjithshëm, drejtorët përfitojnë. Shkronja A, neni 75 A. Lexojeni, është përjashtuar. Për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Në fakt protestues të PD-së të PS-së po të të doni, të Tetarit, Astirit, Shkozës, o janë në ndjekje penale o janë dënuar o janë në gjykim për një depozitë tjetër është neni 236 i Kodit Penal paragrafi 2. Kjo është akuza që kanë vendosur”,-tha Alibeaj.

KUSH PËRFITON NGA AMNISTIA

  1. Të dënuar burra, me burgim deri në 3 vjet dhe persona të dënuar me mbi 3 vjet, por që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.  
  2. Të dënuara gra, me burgim deri në 4 vjet dhe gra që janë dënuar mbi 4 vjet, që u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim një periudhë deri në 4 vjet.  
  3. Personat e dënuar gra, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë mbi  50 vjeç.  
  4. Personat e dënuar burra, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë mbi 60 vjeç.  
  5. Personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë nën 18 vjeç.  

KUSH PËRFITON NGA AMNISTIA

Pushohet  ndjekja penale për të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat për veprat penale të kryera deri në datën 31.03.2024, për të cilat ligji parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet. Personat e dënuar për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.03.2024.

Përjashtohen nga ndjekja penale, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat për veprat penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe manifestimeve të zhvilluara deri në datën 31.03.2024. Personat e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për:

a) krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e.

Amnistia penale pazar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.