Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

111 vjetori i çlirimit të Janinës nga pushtimi osman, Dendias përmend Shqipërinë: Të respektojë të drejtat evropiane për t’u anëtarësuar në BE

17:14 / February 21, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nikos Dendias ne ceremonine per clirimin e Janines
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias i cili mori pjesë në një ceremoni të organizuar në kuadër të 111 vjetorit të çlirimit të Janinës nga pushtimi osman, nuk la pa përmendur edhe Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, Dendias i kërkoi Shqipërisë që të respektojë të drejtat evropiane, duke nënkuptuar mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, gjë e cila sipas Athinës zyrtare, bie ndesh me praktikat evropiane të të drejtave të njeriut.

“Greqia është një vend fort pro perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. I referohem edhe Shqipërisë fqinje, e cila, megjithatë, gjithmonë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane, duhet të ketë edhe nevojën për të respektuar acquis evropiane”- u shpreh Dendias.

Arrestimi i Fredi Belerit për shitblerje të votave për zgjedhjet lokale të 14 majit, vijon të mbetet një çështje e nxehtë mes 2 vendeve, derisa Greqia paralajmëroi se mund të ndikonte edhe në përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Dendias
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.