Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

12 marsi i tmerrshëm i ’97-ës, ditët e “luftës” në Burrel

09:02 / March 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
22852042 130033744383920 88737788113882972 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Hasan Pasha

Disa hynin e disa dilnin nga godina e Policisë. Ata që dilnin kishim me vete edhe ndonjë armë, të marrë brenda komisariatit. I gjithë qyteti ishte përfshirë nga një tollovi e pazakontë. Shumë nga drejtuesit dhe militantët e PD-së nuk ishin më në qytet. Ishin nisur drejt Tiranës dhe Jugut të vendit. Ata që u instaluan në kryeqytet ruanin Sali Berishën. Të tjerët po luftonin kundër shqiptarëve të Jugut, për t’i “qetësuar” ato.

Rreth mesditës zyrtarë të pushtetit lokal e të PD-së përhapin me shpejtësi lajmin se “vlonjatët kanë ardhur deri në Milot dhe do të pushtojnë Burrelin”. Kaq mjaftoi që militantët e mbetur të PD-së t’u sulen depove të ushtrisë. Pas një rezistence modeste të ushtarëve depot hapen dhunshëm dhe i gjithë armatimi rrëmbehet. Mati për fatin e keq kishte mbi 45 mijë armë luftarake, mesatarisht katër të tilla për familje.

Pa ardhur mesdita e 12 marsit 1997 nis “simfonia” e krismave të armëve të ndryshme, pistoleta, pushkë, kallashnikovë, mitralozë. Qyteti verilindor sikur ishte në luftë. Qindra familje ia mbathin. Mes ulurimave e lotëve, me fëmijë për dore udhëtojnë drejt fshatit, për të shpëtuar jetën. Situata ishte tepër kritike.

Armët vrastare marrin jetë njerëzish. Një fëmijë vritet me bukë në dorë, në qendër të qytetit. Ndërkohë gëzhojat kishin mbushur rrugët, sheshet dhe oborret. Mëngjesin e 13 marsin mblidhet me urgjencë Komiteti i Shpëtimit të qytetit, por të fortët ndërhynë edhe në këtë mbledhje. Ata caktuan drejtuesit e Policisë lokale. Pasojat do të ishin mjaft të mëdha. Viktimat shtoheshin dita-ditës. Për 400 ditë Burreli mbeti pa shtet. Mbi 150 matjanë u vranë dhe mbi 700 u plagosën. Gjoba, kërcënime, dhunë, panik, terror deri në 1999.

Nënat matjane u veshën me të zeza. Gjëma ishte shumë e madhe. Ndaj askush nuk dëshiron të kthehet ai vit i mbrapshtë, i tmerrshëm. Autorët dihen nga të gjithë. Fatkeqësisht janë po ata të ’97-tës. Në Dibër është vëllai i ish kryetarit të SHIK-ut që i priu sot Lul Bashës në rrugët e Dibrës. Edhe në Bulqizë e Mat po ata, me ndonjë ndryshim të vogël, kanë mobilizuar fëmijët apo të afërmit e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.