Dashi-Të gjithë duan të sundojnë botën dhe po hyjnë në terrenin tënd, ndërsa ti je ende në krye. Një qasje ku ti tregohesh njeri më i pjekur për të menaxhuar situatën do t’ua tregojë të tjerëve se kush është lideri i vërtetë. Sugjero mënyra të reja për të bashkëpunuar, në vend që të jesh person arrogant. Fundja, kjo është të jesh një lider dhe jo një shef.
Demi-Mos u trego kaq i/e ashpër me veten. Askush nuk është perfekt dhe kjo mantra aplikohet edhe tek ti. Në vend që të analizosh çdo gabim që ke bërë, prano që je njeri dhe se në fakt, po bën më të mirën. Jepi vetes dashurinë që meriton dhe shijoje këtë javë!
Binjakët-Po bën një pushim nga drama e pafundme në rrethin tënd shoqëror. Nuk ke më hapësirë emocionale dhe as energji për të luajtur lojëra apo për të qendruar në një ambient ku nga momenti në moment mund të plasë debati. Kur të rikthehesh në skenë, do jesh plot dashuri dhe dritë, por duhet të dish të vendosësh kufijtë e nevojshëm.
Gaforrja-Edhe pse karriera jote po arrin kulmin, mund të hasësh vështirësi për t’u kuptuar me shefin apo drejtuesit. Para se të shprehësh frustrimet me kolegët, përpiqu të zgjidhësh gjërat. Ti e ke gjithçka nën kontroll, Gaforre!
Luani-Të jesh një luftëtar/e do të thotë të bësh gjithçka për atë që beson. Edhe nëse opinionet e tua lëkunden, filozofia jote në thelb, mbetet e njëjtë. Mos u tërhiq nga një debat miqësor që të sfidon. Mendja e hapur është kaq e rëndësishme për rrugëtimin tënd.
Virgjëresha-Financat mund të jenë pak të ngushta, ndaj mos e tepro me përdorimin e kartës së kreditit. Sigurohu që gjërat që po blen mund të kthehen nëse e kupton që nuk kanë qenë zgjedhje e mirë. Llastoje veten, por me terezi.
Peshorja-Mund të duket sikur njerëzit po hedhin kunja me komentet e tyre apo me shikimet jo shumë miqësore. Ata thjesht janë xhelozë për sharmin dhe vetëbesimin tënd, duke projektuar pasiguritë e tyre. Mos harro që je një yll, Peshore!
Akrepi-Është më e vështirë se zakonisht të shprehësh pikëpamjet në një diskutim, prandaj ndoshta është më mirë të tërhiqesh dhe të përdorësh energjinë diku tjetër. Të gjithë duan të kenë të drejtë edhe pse askush nuk i di të gjitha. Shkëputu nga situata me stil dhe diplomaci.
Shigjetari-Një shtysë nga universi do të sqarojë statusin e një marrëdhënieje që duket se po zhvillohet. Para se të marrësh vendime të nxituara, mendo, reflekto dhe shiko me kujdes situatën. Na beso, nuk do të jesh në qendër të vëmendjes edhe pse je krenar/e për partnerin/en.
Bricjapi-Të duket sikur duhet të rregullosh jetën tënde, por në të vërtet po bën më mirë se ç’e mendon. Nuk ke shtëpi me pesë dhoma apo makinë luksoze? Këto nuk të përcaktojnë ty. Forcat e jashtme mund të të bëjnë të ndihesh keq, por ti po shkëlqen dhe po ecën përpara.
Ujori-Në vend që të veshësh një fustan yll, sandalet dhe të shkosh në barin më të ri në qytet, relaksohu në shtëpi. Kërce me këngën e preferuar, vish pizhamet, merr ca kokoshka, nis filmin që ke kohë që do ta shohësh dhe jepi, kënaqu! Përqendrohu te lumturia jote këtë javë.
Peshqit-Vetëbesimi yt ka nevojë për një motivim! Shiko veten në pasqyrë dhe thuaj 5 gjëra që adhuron te vetja. Nëse lista është më e gjatë, lexoje të gjithën. Për sa kohë që ndjen se je një person i mrekullueshëm, brenda dhe jashtë, ke nisur rrugën drejt vetëvlerësimit dhe dashurisë për veten.