Dashi-Lumturia e një personi që e doni shumë do të jetë edhe juaja. Do të jetë një gjë e mrekullueshme për ju që të provoni një ndjenjë të tillë.
Demi-Të jeni të sjellshëm dhe të gatshëm nuk do të thotë të vendosni këmbët tuaja në kokë, as edhe për personin që e doni shumë. Sqarojini mirë gjërat.
Binjakët-Është rasti të nxitoni nëse dëshironi që të shihni të realizuar atë propozim që kultivoni prej disa ditësh. Duhet të dyshoni për idetë jo të qarta.
Gaforrja-Nesër hidhuni në një aventurë të re, pa pasur frikë se do të viheni nën provën e diçkaje që nuk e keni bërë kurrë më parë. Pasdite duhet të bëheni dëgjues.
Luani-Gjykimet tuaja të sotme do të jenë shumë të përgjithshme. Për këtë fakt do të arrini të bëni konfuz bashkëbiseduesit dhe këta të fundit do t’ju nënvlerësojnë.
Virgjëresha-Mos kini aspak frikë që të bëni atë që dëshironi më shumë: nuk është rasti që të ndiheni në siklet apo të hiqni dorë nga ndjenjat dhe qëllimet tuaja.
Peshorja-Mos e nënvlerësoni ndihmën që mund t’u jepni disa personave specialë, mbase nuk mund të bëni gjë konkrete, por prania juaj do të bëjë një ndryshim të madh.
Akrepi-Gjatë një diskutimi do të gjendeni pranë një personi sikur koha të mos kishte kaluar. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta, duhet të veproni më shumë.
Shigjetari-Mos e ekzagjeroni me fantazinë, por as mos jini shumë racionalë. Do të ndodhë ajo që është më e drejta, sepse bazat janë solide, duhet vetëm të bëni durim.
Bricjapi-Sot do ta kuptoni vërtet se sa shumë ju do një person dhe kjo gjë do t’ju lumturojë pa masë. Gjithsesi mundohuni që të reflektoni për drejtimin tuaj.
Ujori-Sot do të përjetoni një situatë pak kontroverse në momentin kur spontanisht do t’ju afrohet një person më i ri se ju, për t’ju dhënë këshilla.
Peshqit-Këtë të enjte do të përfshiheni në një rutinë të zakonshme, por pasdite do të takoheni rastësisht me disa njerëz që nuk i keni parë prej disa kohësh.