Një nxënës i shkollës së mesme në Masaçuset, thotë se u përjashtua nga shkolla pasi një ditë kishte veshur një bluzë me mbishkrimin që thoshte se ka vetëm dy gjini.
Liam Morrison rrëfeu përpara Këshillit të Shkollës së Middleborough se babai i tij duhej ta merrte nga shkolla e mesme “John T. Nichols Jr” një muaj më parë, kur ai refuzoi të ndërronte bluzën e tij ku shkruhej “Ka vetëm dy gjini.’
Ai tha se zyrtarët e shkollës i thanë atij se nxënësit e tjerë po ankoheshin se kjo i bënte të ndiheshin “të pasigurt”. Duke e detyruar atë të ndërronte veshjen, Morrison pretendon se drejtuesit e shkollës po dhunonin të drejtën e tij sipas Amendamentit të Parë për lirinë e fjalës.
