Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

120-vjetori i shkollës shqipe në Iballë. Presidenti Begaj: Puna juaj meriton më shumë mbështetje dhe promovim

08:43 / October 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 30 083952
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fshati Iballë feston 120 vjetorin e shkollës e hapjes së shkollës në gjuhën shqipe për zonën e veriut, njëherësh një prej katër shkollave të para në gjuhën shqipe në të gjithë vendin. Në vitin e largët 1903 pariotët arsimdashës të Iballës me mbështetjen e Ipeshkvisë së Sapës dhe vëllezërve Mjeda, si dhe Konsullatës Austro- Hungareze në Shkodër, morën nismën patriotike dhe atdhetare për të hapur shkollën shqipe në Iballë të Pukës. Kjo shkollë e ktheu zonën në simbol të dijes dhe kulturës kombëtare.

Me rastin e 120-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle, intelektualë dhe biznesmenë patriotë të zonës ngritën komisionin e organizimit të festimeve, i cili në bashkëpunim me Bashkinë Fushë-Arrëz dhe Drejtorinë Rajonale të Arsimit, Lezhë, organizoi punën për festimet e rastit. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i Republikës z. Bajram Begaj, akademikë, historianë, dhe personalitete të shquara në fushën e kulturës dhe artit nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.

Sipas historianës Nevila Nika, arkivi i shtrtit administron dokumente që dëshmojnë punën dhe dëshirën e jashtëzakonshme të popullit të iballes për arsim dhe dije, cka dëshmohet dhe me hapjen e kësaj shkolle 9 vjet përpara shpalljes së pavarësisë. Në fjalën e tij, Presidenti Begaj mes të tjerash u shpreh se “Historia e shkollës tuaj e tregon fort qartë sa e shenjtë është gjuha për ne shqiptarët. Ju keni bërë shumë për fshatin tuaj. Ne si shtet kemi përgjegjësinë të bëjmë edhe më shumë që kjo pasuri të ruhet, kultivohet. Puna juaj meriton më shumë mbështetje, më shumë promovim, më shumë të ardhura”.

Shkrimtari i zonëa Rudlof Marku veçoi disa prej tipareve të banorëve të kësaj zone e cila ka mahnitur edhe shkrimtarë të huaj të cilët nuk kanë nguruar ti pasqyrojnë këto vlera në vendet dhe veprat e tyre. Të pranishëm në këtë festë ishtin figura dhe personalitete të njohura në të gjithë fushat, duke nisur nga ish-kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, klngëtari Shkelzen Jetishi, etj personalitete të nderuara.

Vlen për tu theksuar se me rastin e 120- vjetorit të shkollës shqipe në Iballë, biznesmenët e zonës investuan për ndërtimin e Muzeut të Shkollës dhe fshatit, vendosjen e bustit të pariotit “Frrok Kol Pemati”, u dhuruan pajisje teknologjke, mjete didaktike dhe vegla muzikore.

Fshati Iballë është i pozicionuar 27 km në verilindje të Bashkisë Fushë-Arrëz. Iballa është si një oaz i madh, një rrafshnaltë e rrethuar nga male të larta që i japin formën e një amfiteatri gjigand natyror. Në këtë peisazh të thellë të bjeshkëve të Pukës ka pulsuar gjithmonë ndjenja patriotike e atdhedashurisë dhe dijës.

WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.56 4
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.56 3
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.56 2
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.56 1
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.56
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.57 4
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.57 3
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.57 2
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.57 1
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.57
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.58 4
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.58 3
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.58 2
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.58 1
WhatsApp Image 2023 10 30 at 08.31.58

Fshati Iballë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

PS reagon pas debatit për hartën e re territoriale, mohon zhdukjen e 15 bashkive! Ja sqarimi zyrtar

17:34 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Reforma territoriale, Tirana News siguron draftin e PS-së. Shkrihen 15 bashki, mbeten 12 qarqe! Qyteti nivel i ri qeverisës, Rinasi i shtohet Tiranës

15:35 / July 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.