Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

13 prokurorë dhe 2 gjyqtarë në mbrojtje të posaçme

08:44 / May 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 13 prokurorë dhe 2 gjyqtarë është caktuar mbrojtje e posaçme, apo në disa raste është zgjatur afati i saj gjatë vitit 2023 dhe muajve të parë të 2024-ës.

Mbrojtja e posaçme është miratuar nga komisionet për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve me dyshimet se për shkak të detyrës, magjistratëve, që vijnë nga rrethet gjyqësore, por edhe Prokuroria e Posaçme i rrezikohet jeta për shkak të detyrës.

Referuar të dhënave zyrtare të këshillave që qeverisin sistemin, KLGJ dhe KLP, harta e rretheve gjyqësore ku rezultojnë të ushtrojnë detyrën janë prokuroritë më të mëdha në vend. Ndërkohë rastet e bëra publike tregojnë se kërcënime kanë marrë magjistratë që ushtrojnë detyrën në Tiranë, pranë SPAK, Elbasan apo edhe Shkodër.

Në Prill të këtij viti, një sasi tritoli shpërtheu në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, i cili është vendosur në mbrojtje. Në vjeshtën e 2023, goditja e një grupi kriminal të vrasësve me pagesë zbuloi një plan të mundshëm eliminimi ndaj dy prokurorëve, të SPAK Doloreza Musabelliu dhe të Lushnjës, Merita Selimi.

Dy rastet e fundit, sollën ndryshime ligjore të miratuara në dhjetor të 2023 nga qeveria për zbutjen e rregullave për marrjen e mbrojtjes dhe zgjerimin e rrethit të personave që ruhen nga Garda e Republikës.

mbrojtje prokurore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.