13 sipërmarrje sociale do të krijohen në pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar në Shqipëri.
Projekti i ri i financuar nga Bashkimi Evropian, TWIST, u prezantua sot në Europe House.
Synimi i tij është të ripërdorë asetet e konfiskuara për komunitetin dhe të krijojë vende pune për personat më të cenueshëm.
Delegacioni i BE-së në Tiranë theksoi sot se, “bazuar në rastet e suksesshme të projektit të financuar nga BE, CAUSE, si Ke Buono në Fier apo KinFolk Coffee Library në Durrës, presim të shohim më shumë sipërmarrje sociale të krijohen në asete të konfiskuara nga krimi i organizuar dhe të kthehen në mundësi të reja për ekonominë”.
