Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

13 të martat në Kishën e Lacit: Kush është Shna Ndou ?

20:57 / April 2, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

…Ata që janë marrë me jetëshkrimin e këtij shenjti, psh studiuesi italian Gamboso etj, që i janë referuar kronistit padovas, bashkëkohës me Shna Ndoun, Ronaldinos, mes të cilëve dhe prifti kosovar Don Lush Gjergji, e përcaktojnë kështu: “Ne sot kemi dy “Shna Ndue”, atë të përshpirtësisë popullore dhe atë të historisë. E para, e paraqet Shna Ndoun me Jezusin fëmijë në dorë, me Bibël, me Lule…i bukur, i ri, mrekullibërës, shenjt i shpejtë, një lloj “ndihmë e parë”, ndërmjetësues për shëndet, punë, fat në jetë, “mesit” i mrekullueshëm për martesa…Me një fjalë shenjt i të gjithëve, për të gjitha!
Shna Ndou historik, në rrethin familjar si kandidat dhe meshtar augustinin, pastaj françeskan, studiues, shkrimtar, predikator, teolog, por dhe misionar e martir, pendestar i madh, udhëtar i palodhshëm, njeriu që vuajti shumë…
Në mes të këtyre “dy Shna Ndout”, njerëzit gjithmonë kanë dëshiruar të zbulojnë, ndriçojnë dhe bëjnë të tyren Shna Ndoun “ e tretë”, si kombinim dhe perplotësim në mes përshpirtësisë popullore dhe historisë kohore.
Ka lindur para 800 viteve më 15 gusht 1195 në Lisbonë të Portugalisë. Me prindër Martin Bulioni dhe Maria lind. Taveira Bulioni. U pagëzua me emrin Ferdinando (në gjuhë vizigote me domethënien “kërkusi apo luftëtari i paqes”. Por biri i kësaj familje me tradita luftarake do të merrte tjetër drejtim në jetë, do të ketë një luftë shumë më të vështirë, kundër Djallit, mëkatit, të keqes, herezive të kohës së tij, me një fjalë, kundër robërisë shpirtërore. Ndërron dhe emrin në At Antoni, për t’iu ikur tundimeve luftarake të familjes.
Shna Ndou qe legjendë e gjallë në të gjallë të tij, kudo i mirëpritur. Ishte njeri i Uratës së Madhe, uratë të pafund, kudo e kurdo. Sipas hulumtimeve shkencore të eshtrave të tij (1981), në gjunjë iu gjetën shenja te dukshme të gjunjëzimit prej uratëve të shumta. E pikërisht urata dhe pendesa e kanë ndihmuar që në moshën 36 vjeçare të arrinte shkallën e lartë të shenjtërisë. 
Një vit qëndroj në Padova të Italisë për të sjellë paqen e munguar dhe për të bërë mrekulli të jashtëzakonshme (34 janë të dokumentuara nga misoni kishtar), dhe padovasit i dhanë emrin e tyre Shna Ndou i Padovës.

Vdekja e Fra Ndout

Po sipas studimeve të eshtrave dhe jetëshkrimeve të moçme, ai vdiq për shkak të punës së tepruar, ushqimit të paktë, mungesës së pushimit. Por vdiç, siç ai dëshironte në Padova, duke folur para Zojës Mari, me sytë hapur kah shikonte e shijonte Jezu Krishtin. Ishte 13 qershor 1231, ora 16.00. vetëm 36 vjeç…
Një vit më pas Papa Gregori IX e kanonizon në shenjt, ndërsa më 8 prill 1263 eshtrat e tij u bartën në Bazilikën kushtuar atij në Padova, një vend ky që peligrinohet çdo vit nga të paktën 4 milion vetë. Legjenda thotë se me rastin e shenjtërimit të tij këmbanat e Lisbonës binin vetë pa i prekur njeri me dorë. Po ditën e bartjes së eshtrave Ministri General i Rregullit, kur hapi arkivolin e Shna Ndout, thirri i emocionuar: “ O gjuhë e bekuar, tani mund ta kuptojmë sa të mëdha kanë qenë para Zotit meritat e tua!”. Dhe kështu, gjuhën mrekullisht të freskët, e vunë në një relikviar, që edhe sot ruhet në Bazilikën e tij në Padovë.
Papa Piu XII (më 16 janar 1946) e ka shpallur Doktor të Kishës, kur përgjatë 20 shekujve krishtërim njihen 32 të tillë.
Kësisoj Fenomeni i Shnandout, deri diku, mund të kuptohet, por kurrë nuk mund të spjegohet. Nderimi i tij është fenomen fetaro-popullor. Miliona njerëz janë “miqësuar” aq sa nuk mund të jetojnë pa të. Mbase, kjo, popullariteti, është mrekullia më e madhe e Tij. 
Si dikur, ai është i gjallë dhe sot, i pranishëm dhe veprues në kishë, në çdo rast e nevojë…)

kisha laci martat ndou shna
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lutja historike në Vatikan, Dom Mark Pashkja: Një kapitull i ri pas 500 vitesh ndarje

18:28 / October 24, 2025

Rama: Qendra Shëndetësore Verore e Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror

19:20 / August 17, 2025

Një çift kurorëzohet në Kishën e Thethit, Rama poston videon: Kurora e artë e Shqipërisë

18:38 / August 1, 2025

Ndërron jetë At Nikolla Marku, prifti i Kishës “Shën Maria”

08:49 / July 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.