Skuadra U-13 e Klubit të Futbollit Burreli është kthyer nga Turneu i Barcelonës. Ekipi i drejtuar nga tekniku Lulzim Kola ka siguruar vendin e tretë.
Sapo janë kthyer nga Spanja lojtarët e vegjël dhe drejtuesit e klubit janë pritur nga kryebashkiaku Agron Malaj.
Numri një i Bashkisë Mat i falenderoi të talentet e rinj për rezultatet e arritura në Barcelonë dhe u premtoi atyre terrene te reja sportive dhe kushte më të mira.
Postimi i Agron Malaj:
Super i motivuar nga takimi me Ekipin e U-13 të Akademisë Burreli i cili u rendit në vendin e 3-të në Turneun e Barcelonës.
E garantova ekipin se do të kenë mbështetje maksimale nga Bashkia Mat dhe do të punojmë për të siguruar terrene të tjera sportive me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira! #U13

