Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
111 1769345730 621674367185552254270549621810156756498004716n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një minutë heshtje dhe shumë dhimbje, kështu ka nisur në “Selman Stërmasi” sfida e raundit të 21-të të Superligës mes KF Tiranës dhe Flamurtarit.

Futbollistët e dy skuadrave u bënë bashkë në mesin e fushës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Irinës, vajzës së futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, e cila pa mbushur ende 10 vjeç u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e të shtunës pas një incidenti në banesë.

Gjatë minutës së heshtjes tifozët u panë në lot, dukshëm të prekur nga largimi i vogëlushes që prej tre javësh banonte në kryeqytetin shqiptar, kjo pasi i ati, mesfushori i bardhebluve u bashkua vetëm këtë janar me KF Tiranën.

“Tirona Fanatics”, ultrasit e bardhebluve kishin përgatitur edhe një banderolë në nderim të saj, ndërsa futbollistët dhe stafet e dy skuadrave u drejtuan drejt tifozëve dhe me lule në duar nderuan kujtimin e saj.

Nuk munguan lotët as te trajneri i Flamurtarit, italiani Francesco Moriero, si dhe lojtarëve në fushë e tifozëve në tribuna.

Irina Alvarez Esquivel, vogëlushja që do mbushte 10 vjeç më qershorin e këtij viti, dyshohet se u rrëzua nga krevati dykatësh dhe pësoi lëndime të parikuperueshme që rezultuan tragjike.

Ndeshja mes KF Tiranës dhe Flamurtarit ishte e programuar për të shtunën, por pas dakordësisë mes klubeve u shty me 24 orë.

image 27

dhimbje futbollistit lot Lule vajzen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.