Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Euro U21, Në grup me Spanjën e Italinë, Alban Bushi: Do të jemi konkurrues

22:41 / November 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja U21 mësoi këtë të enjte rivalët e saj në fazën finale të Euro U21 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Trajneri i kuqezinjve të vegjël, Alban Bushi komentoi shortin e hedhur në Beograd ku Kombëtarja U21 do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën në Grupin B

Në një prononcim për fshf.org, Bushi vlerësoi nivelin e skuadrave që do të

‘E dinim që të gjitha ekipet janë të forta, të një niveli shumë të mirë teknik dhe fizik. Për sa i përket ekipeve që na ranë në short, si Spanja, Italia dhe Finlanda, kemi luajtur dy vitet e fundit. Ndaj Spanjës luajtëm para dy javësh dhe e njohim si kundërshtar, me Italinë kemi bërë miqësore para tre muajsh, kurse me Finlandën kemi qenë para dy vitesh në të njëjtin grup. Mendoj që është një short i mirë, duke parë të gjitha ekipet që kanë shumë kualitet. Ne do të kemi ambiciet tona, do të jemi konkurrues në çdo ndeshje, sepse jo vetëm që kemi një ekip të fortë, por do të kemi edhe publikun. Të luash me 20 mijë shikues në “Arenën Kombëtare” kundër këtyre ekipeve është një favor shumë i madh. Shpresoj dhe mendoj që do të bëjmë shumë mirë, do të jemi dinjitozë për të përfaqësuar Shqipërinë sa më mirë-tha Alban Bushi

Më pas Bushi bëri të ditur objektivin e skuadrës së tij duke theksuar se ajo do të jetë shumë konkurruese.

‘Kemi edhe miqësoret e marsit, që besoj se do t’i bëjmë me ekipet e grupeve të tjera, jo të grupit tonë. Do të mundohemi që të gjejmë një kundërshtar që t’i përshtatet Spanjës, Italisë dhe Finlandës. Kemi dy miqësore, do të përgatitemi shumë mirë. Pastaj kemi edhe grumbullimin që do ta bëjmë dyjavor në muajin maj, për të qenë sa më kompetitivë në ndeshjen e parë, në datën 16 kundër Spanjës. Objektivi ynë është që ne të jemi konkurrues në çdo ndeshje për ta përfaqësuar sa më mirë vendin tonë’ – tha Alban Bushi.

Alban Bushi euro21 Italia konkurrues spanja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria organizatore në grup “ferri” për Evropianin e 21-vjeçarëve, shorti e vë përballë dy kombeve rekordmene

21:18 / November 26, 2026

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.