Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

130 gjyqtarë dhe prokurorë i drejtohen Gjykatës Evropiane

20:07 / November 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
strasburg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

6609 shtetas shqiptarë u ankuan dhe dërguan shkresa pranë Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët i akuzuan si të korruptuar, të njëanshëm por edhe treguan pasuritë e tyre të fshehura.

Teksa llogaritet që Vettingu në KPK të përfundojë para afatit të fund dhjetorit, denoncimet e qytetarëve po orientohen drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të vijojë të shqyrtojë ankimimet e të pakonfirmuarve në detyrë, ose kundërshtimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM.

Shkalla e parë e Vettingut konfirmoi për TCH se nga nisja e seancës së parë në 2018 janë shpallur 802 vendime , ndërsa kanë mbetur pa u kontrolluar edhe 3 njerëz të drejtësisë dhe konkretisht 1 gjyqtar dhe 2 ndihmës ligjore.

370 u konfirmuan në detyrë dhe 267 rezultojnë të shkarkuar nga detyra. Por ndërsa mes të konfirmuarve pati që u kërkua shkarkimi i tyre në apel, KPA që ka rolin e gjykatës kushtetuese në Shqipëri për Vettingun ju drejtuan të gjithë të shkarkuarit

Në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figurës Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë nën shqyrtim. Në pesë vite Strasburgu ka shpallur shtatë vendime, që në pjesën dërrmuese i japin të drejtë vettingut

Megjithatë mes shtatë vendimeve është shpallur vetëm një vendim për kthim në detyrë dhe ai është për prokuroren Antoneta Sevdari e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession disprpocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.

Me mbylljen e procesit të vettingut në KPK, mbaron edhe mandati i komisionerit publik që do të zëvendësohet në Apel nga SPAK i mbështetur nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset në Strasburg.

130 gjyqtare prokurore strazburgut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.