Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

130 mijë viktima të konfirmuara gjatë luftës në Ukrainë, shifrat që fsheh Putini

13:50 / September 21, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
UKR
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot, në Ukrainë, numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur ka kaluar një milion.

Për të qenë të saktë, 1,099,530 burra janë dërguar nga Kremlini drejt vdekjes – kryesisht në llogoret e Donbasit – sipas përditësimit më të fundit nga Shtabi i Përgjithshëm i Kievit, të enjten e kaluar.

Për autoritetet ruse, këto viktima nuk ekzistojnë, pasi Kremlini nuk publikon statistika. Marrja e të dhënave të sigurta mbi këto shifra është pothuajse e pamundur.

Mediat e pavarura po përpiqen të çajnë mjegullën e propagandës dhe censurës. Mediazona, në bashkëpunim me BBC Russian Service dhe një ekip vullnetarësh, ka përpiluar një listë me emra të ushtarëve rusë të vrarë. Lista përditësohet vazhdimisht dhe mbështetet në burime publike dhe të verifikueshme, si postime nga familjarët në rrjetet sociale, raportime të mediave lokale dhe deklarata zyrtare nga autoritetet rajonale.

Edhe pse ky numërim nuk është i plotë, Mediazona dhe BBC konfirmojnë se të paktën 130,150 ushtarakë rusë janë vrarë në luftën kundër Ukrainës. Një mënyrë për të përcaktuar këtë shifër është përmes të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Trashëgimisë.

Që nga mesi i vitit 2024, gjykatat ruse kanë pranuar kërkesa masive për të shpallur ushtarët “të zhdukur” ose “të vdekur”. Shumicën e rasteve, kërkesat i bën Ministria e Mbrojtjes, me qëllim që të heqë emrin e ushtarit nga listat e personelit dhe të lejojë trashëgimtarët të marrin pensionin apo pasuritë e tij.

Ndryshe nga Ukraina, ku varrezat ushtarake janë të hapura dhe publike, në Rusi është shumë e vështirë të gjenden prova të tilla. Por pas tre vjetësh e gjysmë lufte, kanë nisur të dalin imazhet e para.

Javën e kaluar, një banor i qytetit Myski (në Oblastin e Kemerovës) postoi një video ku tregon rreshta të gjatë me varre ushtarësh.
Duke ecur mes varreve, ai shpreh habinë e tij për numrin e madh të varrimeve dhe moshën e të vdekurve. “Shikoni çfarë po ndodh këtu,” thotë ai. Ai thekson se ndodhet në një qytet me vetëm 40,000 banorë dhe shton: Kur më në fund të zbulojmë të vërtetën, i gjithë vendi do të tmerrohet.”

Falë të dhënave nga Mediazona, mund të identifikohen rajonet ruse me numrin më të madh të viktimave. Në krye të listës janë: Bashkortostani, Tatarstani – rajon ku prodhohen shumë nga dronët kamikazë rusë, Rajoni i Jekaterinburgut, Rajoni i Moskës.

Këto të dhëna hedhin poshtë idenë se rekrutët vijnë vetëm nga zonat e varfra ose të izoluara.
Gjithashtu, vihet re një rënie e vazhdueshme e përqindjes së oficerëve të vrarë. Në fillim të pushtimit, oficerët përbënin deri në 10% të viktimave, deri në nëntor 2024, kjo përqindje kishte rënë në 2-3%.

Kjo tregon për ndryshimin e strukturës së forcave ruse, tani ata mbështeten më shumë në këmbësorë vullnetarë, të cilët kanë një shkallë shumë më të lartë vdekshmërie se oficerët e tyre.

Sipas Michael Kofman, analist ushtarak dhe bashkëpunëtor i Carnegie Endowment, që vizitoi frontin e Donbasit në verë, ushtria ruse ka ndryshuar taktikat për shkak të humbjeve nga dronët ukrainas.

Trupat dërgohen në grupe të vogla, nga 2-3 persona, që lëvizin natën ose në muzg, shpesh të veshur me ponço termike, për të shmangur zbulimin dhe për të depërtuar në vijat e armikut pa përplasje të drejtpërdrejta.

Kjo strategji është e ngjashme me metodat e grupit mercenar Wagner. Madje ka zëra se ushtria ka krijuar njësi speciale për ushtarët me sëmundje të pashërueshme (si HIV ose hepatiti C), të modeluara sipas njësisë “Umbrella” të Wagner – emri i së cilës vjen nga loja video Resident Evil.

Të burgosurit dërgohen në luftë nga të dyja palët – si Rusia, ashtu edhe Ukraina. Në rastin e Rusisë, sipas bazës së të dhënave, të burgosurit përbëjnë kategorinë e dytë më të madhe të viktimave, pas vullnetarëve civilë.

Në përfundim, lufta ka ndryshuar fytyrën e ushtrisë ruse. Nga një strukturë e organizuar profesionale, në një përzierje të vullnetarëve, të burgosurve, dhe individëve në situata ekstreme, të dërguar në front me mjete gjithnjë e më të pamjaftueshme për mbijetesë.

130 mije fsheh putini ukraine viktima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmet ukrainase godasin sektorin energjetik rus, shfaqen mungesa karburanti, rritet presioni ndaj Putinit

14:58 / July 13, 2026

Rama niset drejt Parisit, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën me ftesë të Macron

09:57 / July 13, 2026

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

10:29 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.