131 punonjës, kujdestarë e infermierë janë karantinuar brenda institucioneve të përkujdesit social në Shqipëri, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shërbimin e vazhdueshëm si për fëmijët me nevoja të veçanta, ashtu edhe për më të moshuarit që ndodhen në këto institucione.
Ata janë sakrifikuar në këto ditë të vështira pandemie duke qëndruar të ndarë me familjet për dhënë kontributin e tyre në krye të detyrës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar rrëfimet e disa prej tyre, të cilat tregojnë ditët e vështira duke qëndruar larg familjarëve. E vetmja mënyrë komunikimi me familjarët ka qenë përmes rrjeteve sociale.
