Në të gjithë gjithë vendin gjatë kësaj vere janë kryer 1354 operacione për shuarjen e 193 zjarreve masive. Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot disa të dhëna lidhur me angazhimet në terren nga ajri dhe toka të forcave operacionale në javët e vështira të luftës ndaj zjarreve.
“Në operacionet për shuarjen e flakëve në të gjithë Shqipërinë morën pjesë mbi 10 mijë forca operacionale dhe 532 mjete tokësore nga FA, Policia e Shtetit, AdZM dhe vullnetarë”, theksoi MIA.
Sipas MIA-s, nga ajri helikopterët e FA morën pjesë në 120 operacione së bashku me Mekanizmin e Mbrojtjes Europiane që dha ndihmesën e tij nëpërmjet pjesëmarrjes së shteteve si Italia, Kroacia, Greqia, Çekia, Sllovakia, Suedia, Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjithashtu u angazhuan 127 mjete të Forcave të Armatosura, 178 MZSH, 83 mjete të Emergjencave Civile lokale, 113 mjete të Policisë së Shtetit dhe 10 të Administratave të Zonave të Mbrojtura.
