Ardit Gjebrea dhe Anila Gjebrea

Showman-i shqiptar dhe bashkëshortja e tij kanë më shumë se dy dekada e gjysmë bashkë e ndonëse prindër të dy fëmijëve, vazhdojnë të duken njësoj të dashuruar si ditën e parë.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Nora dhe Roberti është dashur të përballojnë në lidhjen e tyre shumë thashetheme tradhëtie, ndarjeje, probleme mes familjarëve, e prapë dashuria e tyre ka mundur të triumfojë e sot të jenë prindër të një vajze.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Kur dy artistë shumë të dashur për publikun krijojnë një histori dashurie nuk ka sesi të mos pëlqehen edhe si çift. Kjo ka ndodhur edhe me Alban Skënderajn dhe Miriam Canin që pas gati 10 vitesh bashkë sot janë prindër të një vajze 3-vjeçare quajtur Ameli.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi

Mihrie Braha dhe bashkëshorti i saj kurrsesi nuk mund të mbeteshin jashtë kësaj liste të çifteve që na bëjnë të besojmë se dashuria e vërtetë ekziston. Martesa e tyre 28-vjeçare është dashur të kalojë në një sërë sfidash profesionale e personale mes të cilëve edhe një abort e prapë dyshja e artistëve nga Kosova na frymëzojnë të besojmë se dashuria fiton mbi gjithçka.

Anita Muçaj dhe Ramush Haradinaj

Gazetarja e RTK dhe politikani Ramush Haradinaj nuk hoqën dorë nga dashuria. Anita priti dhe duroi për vite me radhë sfidat politike e gjyqet e bashkëshortit të saj e çifti kryeministror sot nuk u dorëzua kurrë duke na treguar se dashuria triumfon gjithmonë. Anita dhe Ramushi janë edhe prindër të tre fëmijëve.

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

Rudina sikur ta kishte ndjerë se ai ‘ngacmim’ në messenger-in e Facebook-ut të saj nga Xhavit Bajramaj do të shënonte jetën e saj. Lidhja që nisi në distancë, por që kampioni i kickboksit zgjodhi të braktisë gjithçka për të ndjekur dashurinë e tij që ka një karrierë të suksesshme në Shqipëri. Sot çifti shumë i pëlqyer nga publiku janë prindër të një vajze të vogël quajtur Mia.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço

Një histori e pazakontë që pak kush mendonte se mund t ëtriumfonte është ajo mes prezantuesit të Top Channel dhe njërës prej pronareve të tij. Ledioni duhet të ketë pasur shumë guxim kur mori hapin e madh për t’i propozuar Sara Hoxhës për të qenë e dashura e tij, duke marr përsipër edhe rrzikun që mund t’i sillte kjo karrierës së tij në Top Channel. Sot Sara dhe Ledioni janë një ndër çiftet e pëlqyer në radhët e shoëbizit shqiptar dhe janë prindër të një vogëlushi 2-vjeçar quajtur London Noor.

Vesa Luma dhe Big Basta

Vesa Luma dhe Geri janë njohur në një spektakël kërcimi. Ndonëse fillimisht u mendua se romanca e tyre nuk do të zgjaste, çifti sot janë prindër të një djali dhe dashuria e tyre vazhdon jo vetëm të jetë më e fortë por edhe t’i rezistoi distancës Zelandë e Re-Shqipëri

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Xhensila dhe Besi vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe backgrounde që ndoshta askujt s’ja priste mendja se mund të bëheshin bashkë. Ajo e lindur në Tiranë ndërsa ai i riu nga fshati Bubq që aspironte të bëhej aktor, dyshja u lidh gati 8 vite më parë, ndërsa sot pas dasmës gjigande janë bërë pridnër të një vajze quajtur Ajka.

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Një dashurie e lindur në distancë por që është shembull se largësia e forcon një lidhje është ajo mes politikanit Erion Veliaj dhe juristes Ajola Xoxa. Kjo e fundit la Parisin për të qenë pranë partnerit të saj që synonte karrierën në Shqipëri. Sot çifti i njohur janë prindër të një djali quajtur Kajan.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Njohja e tyre vërtet nisi nga rrjetet sociale, por çifti duket se ka qenë i destinuar për të qenë bashkë gjithë jetën, në të mirë e në të keqe siç edhe i premtuar njëri-tjetrit në altar në 2017-ën. E për ju që nuk e dini kombinimi i tyre i shenjave të horoskopit hyn te çiftet që përputhen më mirë me njëri-tjetrit: Marina është Dem ndërsa Getoari është Gaforre!

Venera Lumani dhe Lind Islami

Kupidi i dashurisë do të shënjestronte vite më parë në talent shoë-n “The Voice” edhe dy artistët e rinj. Venera dhe Lindi që prej atëherë nuk janë ndarë asnjëherë e janë thuajse 24 orë bashkë duke vërtetuar se edhe kur punojnë gjithë kohës bashkë, lidhja e dashurisë mund të ecë përpara dhe të jetë frymëzim për të gjithë.

Redi Jupi dhe Vivian Petrela

Redi dhe Vivian u njohën 12 vite më parë krejt rastësisht. Ai kishte ardhur në Shqipëri për pushime në gusht, e rastësisht po për të njëjtën arsye edhe ajo nga studimet në Francë. E dashuria e tyre ishte aq intensive sa pak muaj pas njohjes u martuan, mirëpritën në jetë vajzën Paris dhe pak vite më pas familaj u shtua edhe me dy djem.

Julka dhe Dj Andy

Julka dhe Andi Islami rrezatojnë dashuri e sytë u shkëlqejnë po njësoj si 1 dekadë më parë kur vendosën të nisin një histori dashurie. Çifti vazhdon ende të shpreh e shkruaj deklarata dashurie në rrjetet sociale e të ndajnë momente të përditshmërisë së tyre e jetës familjare si prindër të dy djemve. / bordo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here