Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

14 kallëzime penale për krime elektorale! Dy denoncime nga partitë politike dhe një rast nga qytetarët

15:59 / April 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zgjedhje kamez 1536x1268 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

14 kallëzime penale janë regjistruar në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm, që kanë të bëjnë me fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rastet në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër, e që janë regjistruar deri ditën e sotme, 28 prill. ”Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas”, njofton Prokuroria e Përgjithshme.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.

Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.

Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan. Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithësej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.

Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

680f86e14d277Screenshot 5

11 maj denoncime partitë politike zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.