Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë kërkuar votën e qytetarëve të Vlorës për kandidatët e tyre për Këshillat Bashkiakë. Agron Duka u kërkoi mbështetësve të tij që të punojnë për të bindur qytetarët se kandidatët e Partisë Agrare Ambientaliste janë alternativa më e mirë.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehu bindjen për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Hsyni Sharrën, teksa u kërkoi që më 14 Maj qytetarët të ndëshkojnë me votë socialistët.
Duka dhe Mediu theksuan edhe se çdo votë që do të jepet për kandidatët e tyre për këshillat bashkiakë, duhet të shkojë dhe për kandidatët për kryetar bashkie të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.