Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

14 Maji, Berisha thotë se ka prova: Fenomene të papara në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri

12:42 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2ba756e7 781f 4718 805c 4c1f63c876a4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka deklaruar sërish se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përjavëshme me gazetarët, Berisha listoi pretendimet e tij se pse nuk i njeh zgjedhjet vendore, të cilat i quan “farsë”. Po ashtu Berisha thotë se në këto zgjedhje ka pasur manipulime në shkallë të paimagjinueshme dhe se sipas tij, kishte fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve.

“Ankesat paszgjedhore janë një rutinë e zakonshme, por zgjedhjet, por farsa e 14 Majit 2023, kishte specifika dhe fenomene të papara ndonjëherë në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve në Shqipëri. Kështu, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, Kodi Zgjedhor, shpallen publikisht dhe zyrtarisht që në fillim të fushatës nga edi Rama, kinezëri partiake, çka do të thotë që nuk ekzistojnë për të.

Prandaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor u zëvendësuan në qindra e mijëra raste me vullnetin e tyre për të fituar me çdo kusht dhe çdo çmim. Në prag të fushatës elektorale, ftohen në banket shefat e 61 komisiariateve për të treguar që Policia e Shtetit do të ishte në krahun e tij. Edi Rama dhe vartësit e tij caktuan kryetarin e koalicionit opozitar dhe për asnjë arsye nuk pranuan kryetarin e këtij koalicioni, vetëm e vetëm të dëmtonin sa më shumë këtë koalicion pasi kishin frikë dhe tmerr nga Sali Berisha dhe emri i tij.

Edi Rama për herë të parë në histori dërgoi zarfin me 50 mijë lekë për 680 mijë pensionistë. Edi Rama rriti rrogat e dhjetëra mijëra pensionistëve në mes të fushatës elektorale. Është hera e parë që arrestohet në prag të votimit kandidati i një bashkie. Është hera e parë që 1.3 milionë zgjedhësve u ndryshohet qendra e votimit pa asnjë paralajmërim. Është hera e parë që komisionet zgjedhore ishin 6 me 1 ose 7 me 0 për qeverinë. Si kurrë më parë, administrata u shndërrua në një polici elektorale. Ata terrorizuan dhjetëra mijëra qytetarë dhe biznese në mbarë vendin“.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.