Deputeti i PD-së Edi Paloka thotë se partia nuk ndodhet në kushtet e 6 marsit, duke shtuar se asokohe bëhej fjalë për zgjedhje të pjesshme, ndërsa në 14 maj zgjedhjet janë jo vetëm për demokratët. Paloka u shpreh se roli i Ali-Bashës është për të çuar deri në fund dëshirat dhe synimet e Edi Ramës, por se në këtë rast ai do dëmtojë Ramën, se kandidatët e tij do jenë kandidatët e Edi Ramës dhe se në vend të ndajnë votat e PD, do ndajnë votat e Ramës.
“Ai është i vendosur ta çojë deri në fund misionin që i ka dhënë Rama, ka një grup që i kërkojnë të mjaftohet me këshilltarët, por çfarëdo që të bëj ne jemi të ndarë në këtë pikë. Nuk mund të shkojmë ne te i emëruari i Ramës në Parlament, se po ashtu ne shkojmë te Rama. Kush do të vijë te PD e ka rrugën e hapur edhe deri në fund të mandateve që kanë mund të vijnë pastaj historia ndryshon.
Anëtarësia poshtë që nuk është e marrë peng dhe e lidhur me interesa financiare me Ramën, janë njerëz që kanë 10 vite pa punë. Anëtarët e PD e kanë vuajtur dhe po e vuajnë në të gjithë format. Rama opozitën e ka parë dhe e sheh si armiken e tij. Ata poshtë e dinë mirë se çfarë do të thotë të vihesh në shërbim të Ramës. Baza dhe elektorati janë të qartë si do votojnë.
Për koalicionin me Metën me partitë e tjera, ne në çdo zgjedhje në 90% të rasteve kemi qenë në koalicion. Uzurpimi nga grupimi i Ali-Bashës të vulës që i dha Rama, mund të bëjë një lloj dëmi diku, por nuk besoj se do të ketë efekt. E pranojnë vetë deputetët që qëllimi i tyre është dëmtimi i PD. Më qartë se kaq nuk besoj se ka jo militantë në PD, por çdo qytetar që mbështet opozitën nuk mund ta çojë votën te Rama, se të çosh votën te Alibeaj, është ta çosh te Rama.
Misioni i tij nuk ishte thjesht për të marrë vulën. I vetmi mision që ka është shkatërrimi i PD dhe mbështetja e Ramës dhe ky akt që kërkon çregjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është konfirmimi i këtij akti. Se do ti lërë demokratët pa përfaqësim fare. Se edhe ata vetë thonë se shumica është në anën e Sali Berishës dhe thonë se ne kemi letrat, por në fakt kanë Ramën. Gjithë loja e Alibashës është në funksion të mbajtjes së Ramës në pushtet, vota për të është votë për Ramën”,-tha Paloka.