Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

14 viktimat e masakrave të gushtit

12:42 / August 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Collage Maker 30 Aug 2022 04.13 PM e1661876067603
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria përngjan e “mallkuar”. Nëse do të vëmë në peshore ngjarjet e fundit, me ekzekutime mafioze nga bandat, me krime të frikshme brenda familjes, apo edhe me vrasje ordinere, muaji gusht është një masakër e vërtetë. 14 viktima në 31 ditë, të vrarë nga dora e njeriut.

Më 2 gusht vendi u trondit dhe çoi në një valë protestash, pasi Arjan Tase teksa drejtonte gomonen në breg të detit në Potam të Himarës, përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdinë. Më 8 gusht në Maliq u vra me thikë Nesti Sotiri, pas një debati që erdhi për qentë. Ditën tjetër në Shkodër u vra një i mitur nga xhaxhai i tij, aksidentalisht.

Më 17 gusht në Sarandë u vra Klodian Bakia, dhe motivi banal, për një vend parkimi. Po atë natë, por në Elbasan u vra Madrid Ulqinaku, për fjalën “pse më pe”. Një ditë më pas, më 18 gusht u vranë për hakmarrje Hakim Xhezo dhe Shpati Lena, ndërsa lëviznin me makinë të blinduar nga Vlora.

Në Mirditë, më 21 gusht burri vrau aksidentalisht gruan teksa po pastronte armën. Më 23 gusht në Vaun e Dejës Alfons Palushani vrau Agron Metushin, ndërsa dyshohet se ishin të dehur. Dy ditë më pas, më 25 gusht në Mallakastër djali me probleme të shëndetit mendor vrau me hekur babanë.

Më 29 gusht, Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjetër Përjakun. Vrasja në Lezhë ndodhi pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku. Gushti u mbyll me një krim të rëndë brenda familjes, Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurti, pas konflikteve për pronësinë e agjencisë, por edhe për fenë. /R.Sh/

masaker viktima Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.