Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

14-vjeçari nga Kosova zgjohet pas disa muajsh nga koma

09:15 / November 20, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
IMG 9836
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një djalë 14-vjeçar, me origjinë nga Kosova, është zgjuar nga koma pas disa muajsh. Ai ishte në koma si pasojë e lëndimeve që kishte marrë kur kishte rënë në kontakt me kabllot e rrymës përmbi hekurudhë.

Raportohet se si pasojë e goditjes elektrike djali ka pësuar lëndime të rënda dhe djegie. Menjëherë pas aksidentit, ai është dërguar me helikopter në një klinikë të Mynihut.

“Doli se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur,” tha zëdhënësja e policisë, Sina Dietsch, një ditë pas aksidentit. Pas një operacioni emergjent, gjendja e djalit të plagosur rëndë është stabilizuar” raporton Merkur.de.

Për një kohë të gjatë nuk mund të bëhej asnjë deklaratë për gjendjen e djalit, i cili ishte në koma, shkruan rtk. Siç shpjegon tani Wolfgang Hauner, zëdhënës i Policisë Federale të Mynihut, i riu kosovar është zgjuar nga koma.

“Ai po luftonte me lëndime shumë të rënda të djegies së jashtme. Organet e trupit shpesh dëmtohen përgjithmonë pas aksidenteve elektrike të këtij lloji. “Shumë gjëra shkuan siç duhet për djalin në këtë drejtim,” tha Hauner.

Mjekimi në klinika speciale në Hanover dhe Hamburg
Mediat në Gjermani raportojnë se djali ka katër javë që ndodhet në një klinikë të specializuar në Hanover. Aty po trajtohen plagët e tij nga djegia. Pas rreth dy javësh ai duhet të vijë në një klinikë në Hamburg për trajtim të mëtejshëm.

Në mbrëmjen e aksidentit, adoleshenti ndodhej në zonën e pistës me dy shokë 16-vjeçarë. Një nga shoqëruesit ishte gjithashtu i plagosur rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Procedimi penal ndaj djemve u pushua
Zyra e prokurorit publik të Mynihut II ndërmori procedim penal kundër tre djemve dhe hetoi një ndërhyrje të rrezikshme në trafikun hekurudhor.

“Gjatë hetimeve, ka pasur edhe kontrolle në shtëpi, sepse kishte dyshime se aksidenti ishte shkaktuar nga një tendencë në TikTok”, shpjegon zëdhënësi i shtypit. “Megjithatë, siç doli, nuk ishte kështu. Nuk ka asgjë kundër tre djemve, procedura është ndërprerë – të tre mbeten të pandëshkuar”, tha ai./rtk

koma Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Netanyahu: Do godasim regjimin e Ajatollahëve

17:35 / June 14, 2025

Izraeli: Teherani do të digjet nga bombat tona!

16:29 / June 14, 2025

Musk njofton aktivizimin e shërbimit të internetit Starlink në Iran

14:57 / June 14, 2025

Skenarët në luftën Iran-Izrael? BBC: Nëse përfshihet Amerika…

12:13 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.