Rita Ora ka arritur numrin e 15 milionë ndjekësve në Instagram.
Me këtë rast ajo ka zgjedhur t’i falënderojë ata me disa fotografi për të cilat ajo thotë se nuk do të duhej t’i publikonte.
Mbase këto foto janë të ndonjë projekti të madh që Rita po përgatit, por ajo shihet me një stil ndryshe të flokve dhe vetëm në robdeshambër.
“Nuk do të duhej të ju tregoja këto pamje akoma, por ju jeni më të mirët dhe i kemi arritur 15 milionë (ndjekës)”, ka shkruar Rita në postim duke bërë edhe ‘hashtag’ urimin për ‘Muajin e krenarisë’, muaj ky që përkrahë anëtarë të komunitetit LGBTI.
