Transporti urban ndërqytetas dhe rrethqytetas është një nga sektorët më të prekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, pasi ishte ndër të parët që u mbyll.
Kryetar i kësaj shoqate, Eneo Sulejmanaj ka thënë për oranews se humbja gjatë kësaj kohe është rreth 15 milionë euro. Kësisoj, kur çdo gjë të rihapet e të fillojë lëvizja e urbanëve, për rimëkëmbjen do të ketë dy opsione.
Sipas tij, ose qeveria të rishikojë dhe të ulë akcizën e naftës, ose çmimi i biletës do të rritet me 30%, ose ndryshe 12 lekë të reja.
“Në këto dy muaj që ka qenë i mbyllur shërbimi me përllogaritjet tona humbjet janë 15 milionë euro. Kemi propozuar që të ulet akciza e naftës, pra blerja e naftës pa akcizë për transportin urban, që të mos impaktohet drejtëpërdrejtë në rritjen e cmimit të biletave. Nëse qeveria nuk e merr parasysh zgjidhja do të jetë rritja e çmimit të biletave në masën 30%”.
“90% e punëtorëve nuk e kanë marrë pagën e luftës, arsyet janë të ndryshme”, përfundoi Sulejmanaj.
