Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

15 shtete amerikane paralajmëruan banorët për cilësi të dobët të ajrit

19:18 / June 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
io 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesëmbëdhjetë shtete amerikane paralajmëruan banorët të mërkurën për cilësi të dobët të ajrit, ndërsa tymi nga qindra zjarre në pyjet përgjatë Kanadasë lindore zhvendoset drejt jugut, duke krijuar një zbehje të qiellit mbi Nju Jork dhe qytete të tjera të mëdha.

Autoritetet e shëndetësisë në 15 shtete, që nga Vermonti dhe deri në Karolinën e Jugut, si dhe në Ohajo dhe në Kansas, paralajmëruan se grimcat e ngritura në atmosferë mund të tejkalojnë nivelet që konsiderohen të pranueshme dhe mund të vështirësojnë frymëmarrjen për miliona banorë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, paralajmërimi u dha edhe për popullsinë në kryeqytetin Uashington, ku ndodhen zyrat qendrore të Zërit të Amerikës.

Njerëzit u udhëzuan të kufizojnë kohën që kalojnë përjashta, ndërsa personat me probleme në frymëmarrje u këshilluan të mbajnë maskë.

Smogu kalon kufirin amerikan nga Kanadaja, ku sezoni i zjarreve në pyjeve pati një fillim të hershëm të pazakontë dhe me një intensitet të lartë, për shkak të kushteve të vazhdueshme të të nxehtit dhe thatësirës. Kanadaja pritet të ketë kështu sezonin më të keq të zjarreve.

Qielli mbi Nju Jork dhe shumë qytete të tjera mori një ngjyrë të njëtrajtshme gri, dhe ajri mbante erën e drurit të djegur. Në disa qytete, dielli i mëngjesit dukej si një disk i vogël që shkëlqente në ngjyrë portokalli.

Rrokaqiejt e Nju Jorkut, që në një ditë normale mund të shikohen nga distanca prej kilometrash, u bënë pothuajse të padukshëm.

Shkollat e qytetit vazhduan mësimin të mërkurën, megjithëse aktivitetet në mjedise të jashtme, përfshirë edhe një ceremoni mature, u anuluan, u shtynë, apo u transferuan në mjedise të brendshme.

Autoritetet kanadeze qarkulluan të mërkurën një paralajmërim më të fortë për cilësinë e ajrit për banorët e qendrës financiare të vendit, Torontos, për shkak të zjarreve në vazhdim që kanë arritur rekord këtë vit.

Megjithëse zjarret në pyjet kanadezë janë të zakonshme për provincat perëndimore të vendit, sezonin më të keq të zjarreve po e përjeton këtë radhë provinca lindore Nova Scotia. Qeveria kanadeze ka dislokuar ushtrinë në këtë rajon.

Ka vatra zjarri në pothuajse të dhjetë provincat dhe territoret e Kanadasë. Provinca Quebec duket se është më e prekura. Disa nga zjarret u shkaktuan nga rrufetë.

Cilësia e ajrit në kryeqytetin Ottawa, që është pranë kufirit me provincën Quebec, vazhdoi të jetë në kategorinë “e rrezikshmërisë shumë të lartë”, sipas indeksit të shëndetësisë së Kanadasë për Cilësinë e Ajrit.

Rreth 3.3 milionë hektarë pyje janë djegur tashmë – gati 13 herë më shumë se mesatarja e 10 viteve të fundit – dhe mbi 120 mijë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë./ Rel

ajrit amerikane cilësi të dobët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.