Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

15-vjeçari denoncon babanë shqiptar për abuzim në Greqi, nëna justifikon të shoqin

08:37 / April 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1105
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në moshën 9-vjeçare, ishte hera e parë që 15-vjeçari thirri policinë për të denoncuar babanë e tij dhunues, i cili e rrahu atë dhe nënën e tij në shtëpinë e tyre në Selanik.

50-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua mbrëmjen e së martës, pasi djali i tij 15-vjeçar thirri policinë. Në deklaratën e dhënë nga nëna e tij 44-vjeçare u kuptua se ata kanë përjetuar vite me radhë dhunë në familje.

Shkak i denoncimit të djalit ka qenë dhuna që i është ushtruar së fundmi të ëmës. Ai u njoftua nga një mik i familjes se nëna e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë psikologjike, dhe i shqetësuar për të, ka telefonuar policinë, pasi ndjeu se nëna e tij ishte në rrezik dhe nuk ishte në ishte pranë saj që ta mbronte nga i ati.

15-vjeçari ka shpjeguar në polici se si ai dhe nëna e tij janë viktima të dhunës në familje nga 50-vjeçari.

Në të njëjtën kohë, nëna e tij tha në polici se në vitin 2018 bashkëshorti i saj ishte arrestuar sërish për dhunë në familje që ndodhi në sy të djalit të tyre, i cili në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç. Ishte djali sërish ai që lajmëroi policinë. Më pas, 50-vjeçari e kishte goditur fort me grushte në kokë, siç tha ajo.

Ajo u ankua gjithashtu se në vitin 2021 ushtron dhunë ndaj saj dhe fëmijës së tyre të mitur, duke i rrahur dhe duke i shkelmuar. “Kjo ndodh një herë në muaj apo më shumë. Për shembull, kur fëmija vjen natën në shtëpi dhe partneri im është i dehur, ai e godet”, tha ajo, duke theksuar se nuk dëshiron që burri i saj të ndiqet penalisht.

“Unë e dua atë, nuk dua që ai të shkojë në burg”, ka thënë ajo.

Edhe pse burri i saj u arrestua dhe të premten pritet të gjykohet për akuza të rënda për dhunë në familje ndaj saj dhe fëmijës së tyre, 44-vjeçarja duke folur për protothema.gr deklaron se e do atë dhe se nuk dëshiron të shkojë në burg sepse “është turp”, duke ia atribuar fajin e dhunës, alkoolit.

“Burri nuk më godet çdo ditë, por një ose dy herë në muaj, kur pi dhe nuk e kupton se çfarë bën”, thotë ajo, ndërsa shton se nuk ka frikë prej tij.

“Ne zihemi dhe të nesërmen më thotë ‘Më fal, të dua’. Unë gjithashtu e dua atë. Unë nuk dua që ai të shkojë në burg, është turp. Më vjen keq për të, ai ka problem me alkoolin dhe kur nuk pi është njeri i mirë”, thotë ajo.

Sipas informacioneve, i pandehuri ka vuajtur dënimin me burg në të kaluarën dhe akuzohet edhe për një vepër penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sali Lushaj në krye të protestuesve të PD, përplaset me policinë

10:35 / October 8, 2026

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, nafta rritet me 7 lekë

10:30 / October 8, 2026

Protestuesit e PD nisen nga selia, ‘harrojnë’ Berishën në banderolë: Rama n’burg, Belinda n’burg

10:13 / October 8, 2026

Ndryshimet, ndërtimet pa leje, 60 ditë afat për vetëdeklarim ose kalojnë në konfiskim

09:55 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.