Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

15-vjeçarja hidhet nga pallati, babai: E bullizonin në shkollë

15:08 / September 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vajzë 15-vjeçare tentoi vetëvrasjen në Sarandë, pasi është hedhur nga kati i katërt i banesës së saj. Ajo dhe vëllezërit e saj, së bashku me prindërit, ndodheshin të gjithë në shtëpi pasi vëllai i saj i vogël kishte ditëlindjen. Babai i vajzës ka treguar edhe dinamikën. Ai ka sqaruar se sapo kishte ardhur në shtëpi nga shkolla, i kishte treguat babait se një vajzë dhe një djalë në shkollë e kishin bullizuar. Babai dyshon se vajza është bullizuar prej kohësh në shkollë dhe kishte vënë re ndyshim në sjelljen e të bijës. Sipas tij, 15-vjeçarja, që aktualisht është në vit të 1 gjimnaz, bullizohej edhe në 9-vjeçare.

“Vajza gjithmonë, që i jepja 5 mijë lekë në mëngjes, ma sillte përsëri në drekë dhe rrinte dhe pa ngrënë. I thosha pse nuk hëngre, ”jo babi jam kështu”, gjente pretekste, gjente arsye për t’u justifikua që nuk hante bukë. Ajo kishte arsye të tjera mesa shoh unë, sepse nuk është hera e parë që vajza vjen shumë e ndrojtur, shumë e frikësuar nga shokët ose shoqet në shkollë.

Është në vit të parë gjimnaz. E njëjta gjë i ndodhte dhe kur ishte në 9-vjeçare. Të tilla gjëra, por nuk më shprehej dhe aq shumë mua. Ne e kuptonim dhe i flisnim, bisedonim me të, e merrnim me dashuri, e nxirrja xhiro, i blenim gjërat që donte. Kohët e fundit ajo ishte, nuk del jashtë, sepse unë e di sa të dali e bullizojnë direkt. Djalin e vogël e kam pa shkollë për arsye bullizimi.

Po ta çoj në shkollë, djalin do ma rrahin, do ma pështyjnë, do ma poshtërojnë. Nuk e di, edhe pse nuk e kuptoj pse ndodh. Edhe këtu në lagje, djalin unë e mbaj brenda në shtëpi. Dhe tani është në shtëpi. Unë mendoj që do ta heq vajzën fare nga shkolla për arsye bullizimi. Nuk ka korrektësi në shkolla. Mësuesja është një prind i dytë për fëmijën. Se nesër kur vajza del nga shkolla, unë nuk e di ku më shkon. Mund të shkojë në det të mbytet. Jam i detyruar t’i rri roje 24 orë”.

15-vjeçarja Babai pallat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.