Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5 buka integrale
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreziqet e vazhdueshme për sigurinë ushqimore në vend, të ngritura nga media, kanë vënë në lëvizje edhe Parlamentin e Shqipërisë, teksa një grup deputetësh së fundmi kanë ndërmarrë një projektligj që kërkon marrjen e masave “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë”.

Shqetësimi i bërë publik nga emisioni “Inside Story”, pas investigimit mbi cilësinë e bukës, ku është vënë re prania e arsenikut, një lëndë e rrezikshme për trupin e njeriut, është ngritur edhe në komisionet parlamentare.

“Rritja e vazhdueshme e rasteve me ndotës kimikë dhe biologjikë të produkteve ushqimore, si në prodhimin vendas ashtu edhe në import, ka krijuar një situatë alarmante. Produktet shqiptare bllokohen dhe kthehen në vendet ku eksportohen.

Në shumë raste, produktet e refuzuara nga ndërkombëtarët përfundojnë në tregun vendas, duke treguar dobësi serioze. Në dy vitet e fundit janë raportuar dhjetëra raste të produkteve të kontaminuara dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Refuzimi nga Kroacia i eksportit të specave, mandarinat e kontaminuara, konstatimi i luleshtrydheve me pesticide, peshku i infektuar me parazitë, mishi i pulës me salmonelë, akullorja me etilen, bllokimi i pjeshkëve shqiptare me nikel, apo skandali më i madh i pranisë së arsenikut në bukë, që është një alarm që ka shqetësuar shumë familje shqiptare.

Ndaj prania e ndotësve në zinxhirin ushqimor përbën një kërcënim serioz për popullsinë vendase dhe kërkon ndërhyrje urgjente”, u shpreh deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Inside Story zbuloi se prania e arsenikut inorganik në bukë, një produkt ushqimor që konsumohet vazhdimisht, arrinte deri në 0,266 miligramë për kilogram. Një nivel që, sipas ekspertëve të fushës, është tejet alarmant për shëndetin e njeriut.

Analizat arseniku buke kuvendi reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.