Transferimet e Gentian Selmanit dhe David Domgjonit u bënë shkak që Laçi të përballet me Menemenspor në CAS ku në lojë janë 150 mijë euro.
Një njoftim i tillë ka ardhur edhe nga vetë CAS e cila e ka publikuar këtë gjë në sajtin zyrtar dhe bën me dije se seanca e dëgjimit do të bëhet me 13 prill dhe më pas do të merret vendimi.
Mësohet se klubi kurbinasit pretendon 150 mijë euro për dy lojtarët që u transferuan në Turqi. Selmani kaloi te Menemenspor verën e vitit 2019, kurse në janar të vitit 2020 u transferua edhe qendërmbrojtësi.
