Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

1562 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

18:05 / January 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spital COVID Infektiv 7 janar 12 650x450 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 1562 raste të reja me COVID nga 5779 testime të kryera në total.  Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë humbje jete nga COVID, konkretisht një qytetare nga Kruja 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-73 vjeç, një qytetare nga Kavaja 71 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.

Janë 23,419 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225,835 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 671 në Tiranë, 69 në Vlorë, 66 në Shkodër, 62 në Berat, 59 në Durrës, 54 në Gjirokastër, nga 50 qytetarë në Fier, Lushnje, 34 në Elbasan, 32 në Sarandë, 26 në Kamëz, 25 në Kuçovë, nga 24 qytetarë në Korçë, Krujë, 20 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Pogradec, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, nga 14 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Tepelenë, Gramsh, nga 12 qytetarë në Kukës, Divjakë, nga 11 qytetarë në Peqin, Devoll, Patos, 10 në Tropojë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Kavajë, Delvinë, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, 6 në Dibër, nga 5 qytetarë në Shijak, Belsh, nga 4 qytetarë në Librazhd, Libohovë, Has, nga 3 qytetarë në Pukë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Poliçan, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Finiq, Maliq, Prrenjas.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. 

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.