Ashtu siç ishte bërë e ditur më herët një tjetër rekord infektimesh është vendosur në vend, me 69 raste të reja në 24 orë. Ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini bëri të ditur se aktualisht janë 499 persona aktivë me koronavirus.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.
Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës.
Ajo tha se ka raste të kontaktit, por dhe raste të reja. Në spital janë të shtruar 50 pacientë, shtatë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve është 60 vjeç.
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja në 24 orët e fundit
11 të shëruar, mes tyre dy janë personel shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I bën thirrje bizneseve të zbatojnë rigorozisht protokollet e sigurisë dhe apelon qytetarët për masat e kujdesit vetjak pë të frenuar përhapjen e COVID19
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë javës së fundit ka rezultuat rritje e numrit të rasteve të
identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por
qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje lidhet me uljen e
vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet
shëndetësore.
Por duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e
pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë
më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë
aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në
aktivitet.
Për këtë arsye, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave.
Kanë vijuar me intensitet testimet në Laboratorin e Virologjisë në
ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të
prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive
kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te
konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi
epidemiologjik, si dhe raste te reja.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon:
Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në
Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër,
Pukë dhe Lushnje.
Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2
personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i
epidemisë në 1055.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej
tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e
rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga
Tirana.
Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Nisur nga fakti se ditet e fundit po zbulohen raste pozitive në disa
ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi
protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë
ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo
subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e
autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për
vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e
masave të vendosura:
Kur dilni, qendroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani
duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese kur nuk mund te ruhet
distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku
qendroni.
Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40
40 për barnat me rimbursim apo pyetje në lidhje me Covid19. Nëse keni
shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën
Kombëtare, 127.
COVID-19 – Statistika (15 Qershor 2020)
Testime totale 20813
Raste pozitive 1590
Raste të shëruara 1055
Raste Aktive 499
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 249
Shkodër 68
Krujë 63
Kamëz 27
Durrës 25
Vlorë 21
Lushnje 13
Pukë 11
Elbasan 6