Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parashikimi i motit për sot

08:30 / January 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një masë e ftohtë polare pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Përsa i përket motit; zonat veriore – verilindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë reshje ku më së shumti do të jenë reshje dëbore;

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat termike nga -1°C vlera më e ulët deri në 10°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pritet depërtimi i një mase ajrore më e ftohtë me origjinë verilindore duke sjellë; rënie të temperaturave edhe në republikën e MV; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të sjellin vranësira disi më të shpeshta në territor ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore duke gjeneruar reshje dëbore; Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale deri në 12°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë polare duke sjellë; vranësirave të dendura dhe reshje shiu e dëbore;

Konkretisht; gadishulli Apenin; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të paraqiten me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore;

Gjithashtu me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica të theksuara do të vijojnë Europa Lindore si edhe Alpet Europiane, ndërsa Ishujt Britanikë si edhe gadishulli Iberik do të mbizotërohen nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.

Moti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.