17 ditë zie ka shpallur Mbreti Charles III për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, sipas një deklarate të Pallatit Buckingham. Data e funeralit do të konfirmohet “në kohën e duhur”.
Mësohet se zia mbretërore do të mbahet nga anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyrat zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale.
“Pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës. Data e funeralit do të konfirmohet në kohën e duhur”.