Me 8 vite burg e ka dënuar Gjykata e Lezhës, 17-vjeçarin Florian Përvathi i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.
I konsideruar i mitur, pasi është nën 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet.
Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e cila arriti të provojë, bazuar në rrëfimin e autorit se 17-vjeçari e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë në vitin 2009, kur ai ishte vetëm 4-vjeç.