Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike kokainë. Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se adoleshenti ngiste mjetin pa leje drejtimi.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 18 vjeç, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, Forca e Posacme “Shigjetat”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Pas verifikimeve të bëra nga sherbimet e Policisë rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
