Një i ri shqiptar është arratisur nga rajoni i policisë së Akropolit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 me orën lokale, teksa i riu shqiptar, 18 vjeç ishte arrestuar me akuzën për vjedhje.
I riu ishte shoqëruar sot në Gjykatë ku kishte marrë dënimin.
Ai nuk kishte bërë apelim kështu që do të dërgohej në burg, ndërsa arratisja ka ndodhur në rrethana të paqarta.
Policia ka publikuar fotot e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.