Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

19 maji i dytë evropian i Sali Berishës

21:06 / May 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sal berisha 1068x927 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Një vit pas ndëshkimit amerikan për Sali Berishën dhe familjen e tij, partia aleate më besnike e Partisë Demokratike në Shqipëri, CDU e Gjermanisë, ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet me Partinë Demokratike nëse në krye të saj zgjidhet Sali Berisha.

Gunther Krichbaun i cili mbulon dhe raportet e CDU me Bashkimin Evropian, i tha radios Dojçe Velle, se ai do të angazhohet dhe për pezullimin e Partisë Demokratike nga grupimi i Partivë Popullore të Europës.

Në këtë rast vlen të kujtojmë se Krichbaun, është deputeti gjerman më besnikë i Partisë Demokratike, i cili tentoi të mbajë anën e Partisë Demokratike më 2017, edhe kur ajo refuzoi ofertën e marrëveshjes nga kolegu i tij, McAlister.

Deklaratat e tij katër dite para se Partia Demokratike të bëjë zgjedhjen formale në krye të saj, të Sali Berishës, nuk vlejnë për të ndalur Sali Berishën të bëhet kryetar, por për të ndarë Partinë Demokratike nga grupimi i Berishës.

Ndëshkimi europian i Sali Berishës, ndryshe nga ai i SHBA, është një ndëshkim politik më i gjerë dhe më i hidhur. Ai nuk kufizohet tek persona, apo familjarë të Sali Berishës, por shtrihet tek familja e tij politike, Partia Demokratike.

19 maji europian i Sali Berishës, praktikisht i ka bombarduar Sali Berishës bunkerin, që ai ka një vit që po e përgatit, për të mbrojtur kokën në ditë të keqe. Dhe ky bunker është Partia Demokratike.

Qëndrimi europian e bën të qartë se ai bunker që do të strehojë Sali Berishën, do të konsiderohet bunker armik për kristian-demokratët gjermanë dhe më tej dhe për Partitë Popullore Europiane.

Kjo është struktura më e madhe dhe më prestigjioze e së djathtës europiane. Përrallat e Sali Berishës në betejën e tij kundër SHBA, se kjo është një betejë e Sorosit kundër tij, tani shkrihen si kripa në ujë, kur shikon se e djathta gjermane, aleatja më besnike e Partisë Demokratike dhe më tej, Partitë Popullore Europiane, që nuk kanë asnjë lidhje me Soros, janë të qarta për refuzimin e kthimit të Sali Berishës në krye të PD. Dhe në këtë rast paralajmërimet e tyre janë drejtuar mbi PD.

Duke i shtuar kësaj dhe faktin që Komisioni i Jashtëm Europian ka në tavolinë një projekt me 19 faqe për të njohur dhe unifikuar ndëshkimet e SHBA për politikanë dhe zyrtarë të Ballkanit jugperëndimor, atëherë rrethimi i Sali Berishës bëhet më i plotë. 

Ai mund të vetëshpallet këto në krye të një grupimi besnikësh, për të cilët shpresoj se do ta shpëtojnë nga drejtësia, por ata i kanë të mbyllura të gjitha rrugët drejt pushtetit. Madje fizikisht, edhe të gjitha rrugët që të çojnë drejt Perëndimit. Pas pak kohësh, ata mund të vizitojnë vetëm Turqinë, ose Arabinë Saudite. Dhe Moskën gjithashtu.

19 maji baze berishes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.