Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

19 reformat që qeveria “Rama 3” planifikon të marrë në harkun 2023-2025

13:45 / January 19, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qeveria e Trete Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria “Rama 3”, planifikon të ndërmarrë 19 reforma strukturore, që nga punësimi te mbrojtja sociale, energjia dhe financat publike. Kjo në harkun e viteve 2023-2025. Ambicia kryesore e qeverisë është rritja e punësimit tek të rinjtë.

Vëmendje në projekt merr edhe zgjerimi i mbulueses së kujdesit social, lufta ndaj informalitetit, investimet strategjike, menaxhimi i financave publike, sektori energjetik dhe tranzicioni i gjelbër për një ekonomi që zvogëlon ndotjen.

Për ekspertin e ekonomisë Mikel Qafa, reformat janë të mirëpritura, por të pamjaftueshme dhe të vona. “Reformat që janë projektuar të ndërmerren nuk është se janë të gabuara. Ato më shumë janë të pamjaftueshme dhe të vonuara. Reformat që ka projektuar qeveria të ndërmarrë këtë periudhë afatmesme janë më shumë një evolucion, një vijimësi e nismave të mëhershme. Nuk është se presim revolucion, aq shumë të nevojshëm për ekonominë shqiptare”,-thotë ai.

Në projektvendimin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pranohet se reformat e deritanishme nuk kanë dhënë efektet e pritshme duke mos arritur të ulin nivelin e varfërisë, papunësinë apo të nxisin investimet e huaja.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.