Një 19-vjeçar nga fshati Fishte e Lezhës ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë në Itali.
Viktima është Aurel Doda, ndërsa ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në Perugia.
I riu ka qenë duke punuar në sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
I riu 19-vjeçar ishte djali i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.
