Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

19-vjeçarja shqiptare zhduket në Francë…tha se do takonte profesorin

18:04 / December 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vajza e trafikuar foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Arta Mehmeti nga Kosova u zhduk nga Franca, 4 ditë më parë. Rasti i 19-vjeçares denoncohet në “Pa Gjurmë” nga të afërm të saj, pasi ajo u zhduk ditën e fundit që zhvillonte praktikën për kuzhiniere. Më 20 dhjetor të këtij viti u nis si zakonisht herët në mëngjes, një ambiente i cili ndodhej 20 minuta larg nga banesa e saj në qytetin Clermont-Ferrand, afër Lionit. Kushërira e saj komunikoi me të rreth mesdites, në orën 12:00 ajo i dërgoi një foto pa i shpjeguar nëse ndodhej në ambientet e shkollës apo jo. 19-vjecarja dukej me veshje normale, por me përparësen e kuzhinës.

Itinerari i tre javëve të fundit i 19-vjeçares ishte praktika që zhvillonte, për t’u pajisur me një diplomë në fushën e gastronomisë si specialiste kuzhine, ndërsa ditën që u zhduk ishte dita e fundit e praktikës. E humbur katër ditë më parë, familja nuk ka asnjë informacion për fatin e Artës, ndërsa foli për herë të fundit në telefon me babanë, rreth orës 5 të pasdites të asaj dite kur humbi gjurmët. Ajo i tha babait se ishte duke pritur autobusin, ndërsa ky i fundit vonohej për shkak të protestës që zhvillohej prej një jave nga qytetarët francez në qytet.

Me një distancë prej 20 minutash me mjetin e transpotit urban, 19-vjeçarja nuk po kthehej. Kur kishte kaluar afro një orë babai e merr sërish, por telefoni rezultoi i fikur.

Në dijeninë e familjarëve Arta nuk ka pasur lidhje me ndonjë djalë, por as shumë shoqëri pasi kishte pak kohë që jetonte në Francë. Madje familjarët kontaktuan edhe me stafin pedagogjik ku ajo zhvillonte praktikën, por askush nuk dha informacion duke e nënvlerësuar faktin, për shkak se ata ishin të huaj.

Vëllai i saj, Agroni ka treguar bisedën e fundit që ka pasur, duke theksuar se ata flisnin për çdo gjë së bashku, ç’ka ka ngritur edhe më shumë dyshimet tek ai se nuk ka ikur me dëshirë. 

Më herët, Arta kishte shprehur frikë tek i ati, duke i kërkuar shpesh ta shoqëronte për në praktikë, sepse ajo ndihej e frikësuar, pasi dilte shumë herë në mëngjes.

Protesta në Clermont-Ferrand kishte afro një javë që zhvillohej në të njëjtin qytet ku 19-vjecarja zhvillonte ditët e praktikës. Protestë në të cilën Arta nuk ka marrë pjesë, por që ka qenë e detyruar të kalojë përmes turmës. Shkolla ku Arta zhvillonte mësimin është mbyllur për shkak të festive të fundivitit, që prej ditës së premte kur 19-vjecarja u zhduk.

Arta ishte zhvendosur nga Kosova drejt Francës prej tre vitesh, bashkë me dy prindërit, dy motrat dhe dy vëllezërit e saj. Ata jetonin në Francë me dokumente të rregullta../Shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026

Berisha reagon ndaj Vuçiçit: Deklaratat e tij sinjal alarmi për Kosovën dhe të gjithë rajonin

15:49 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.