Gratë e mbajtura në një kamp fatkeq të ISIS-it, po kthehen kundra njëra-tjetrës, ndërsa vrasin, torturojnë dhe djegin tendat e atyre që përpiqen t’i kthejnë shpinën grupit terrorist.
Në Kampin al-Hawl ka duket se ka shpërthyer “lufta civile”, ndërsa sipas rojeve, i është dashur të ndajnë grupet rivale. Një 19-vjecare,e cila iu bashkua ISIS në vitin 2015, ka treguar për “The sun” tmerrin e përjetuar në tenda.
Ajo thotë se po vuan nga probleme të shëndetit mendorë dhe se është e dëshpëruar për t’u ktheyr në Britaninë e Madhe. Nënë e tre fëmijëve, ajo thotë se kur ishte 6 muajsh shtatzënë është rrahur dhe torturuar, ndërsa rrëfeu se në kamp, një 14-vjeçare ishte vrarë nga gjyshërit e saj, për mos veshjen e veles, për të mbuluar fytyrën, e njohur si niqab.
Ajo shton se në kamp shumë gra i përmbahen ende ideologjisë ekstremiste dhe se janë një kërcënim për gratë e huaja që mendohet të jenë më të radikalizuara.
