Nga Kastriot Dervishi

Pjesa e mëposhtme tregon shkëputjen prej çdo realiteti të diktatorit në mbledhjen e fundit të tij në Byronë Politike në shkurt 1985. Pyetja naive për “miliona” lekë të vjedhura, kur dihej se vjedhjet ishin të shumta, por u përkisnin shumave ë vogla.

Pjesë nga debati

Hekuran Isai: Ju keni të drejtë shoku Enver, shumë janë 2100 veta që futen në burg çdo vit. Në kampe dhe në burgje sot kemi mbi 5100 të burgosur. Mbi 60% nga këta janë hajdutë. Ky është një problem, i cili çdo ditë që kalon po bëhet mjaft shqetësues.

Enver Hoxha: Po pse bëhen hajdutë këta? Çfarë vjedhin? Miliona?

Ramiz Alia: Ç’miliona!

***

Muho Asllani: Kur i thërrasim për këshillim, shoku Enver, ata që kanë kryer krimin e agjitacionit të të propagandës kundër pushtetit apo të prirjes për arratisje, i thërrasim bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre, që janë edhe njerëz të mirë, së bashku me kryetarin e këshillit të lagjes ose me sekretarin e rinisë dhe atë të organizatës së Frontit,  siç më thanë edhe shokët dhe janë arritur rezultate të mira, fajtorët bëjnë kthesë, se edhe familjet vihen në një pozicion të atillë që interesohen për të afërmit e tyre që të mos bien më në gabime të tilla të rënda.

Enver Hoxha: Po, e dimë atë.

Muho Asllani: Po këtë gjë jo vetëm që nuk e bëjmë mirë, po nuk e bëjmë gjithnjë, prandaj na vijnë këto.

Enver Hoxha: Nuk e bëni gjithnjë. Më duket një zell i tepruar nga ju dhe nga gjykatat në arrestimin e njerëzve. Për këta njerëz mungon këshillimi edukativ e me durim. Nuk duhet që përnjëherësh t’i thuhet tjetrit “hajdut, hajdut, hajdut”. Janë 500 e ca veta të burgosur, na thua ti shoku Hekuran. Po këta 5000 veta jo vetëm që s’janë pak, po në qoftë se marrim parasysh faktin që secili ka 5 veta në shtëpi, na bëhen 25.000 veta të prekur moralisht. Po kësaj ç’i thoni?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here