Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

2 miliarderë në sulm për blerjen e ekipit të Chelsea

09:51 / March 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skysports roman abramovich 5692144
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i njohur anglez i Chelsea-t është nxjerrë zyrtarisht në shitje nga manjati rus, Roman Abramovich. 2 ofertat e para kanë trokitur direkt pas lajmit për shitjen e klubit. Miliarderët Hansjorg Wyss dhe Todd Boehly, i pari zviceran dhe i dyti amerikan, janë duke u përgatitur që të paraqesin një ofertë pas formimit të një konsorciumi që synon ta blejë atë.

Në këtë histori, problemi më i madh mbetet çmimi i lartë që Abramovich po kërkon për shitjen e skuadrës angleze, plot 3 miliard paund.

Gjithsesi miliarderët e interesuar mund të kenë mundësi të negociojnë për çmimin me Abramovich dhe ai mund të pranojë ta ulë atë duke qenë se shitja e Chelsea-t është urgjente. Kjo sepse ekziston frika se Britania mund të sanksinojë apo të ngrijë pasuritë e tij në këtë shtet.

Dje në mbrëmje, qeveria britanike bëri me dije se kishte ngrirë pasuritë e Alisher Usmanov, bosit uzbek i cili ishte investitor në Everton derisa klubi ndërpreu marrëdhëniet me të të mërkurën.

Aktualisht, Wyss dhe Boehly janë të vetmit njerëz që kanë shprehur interesin për të blerë klubin e Chelsea-t. Pasuria e miliarderit amerikan është 5 miliard dollarë, ndërsa e atij zvicerian, 3.8 miliard.
Shitja e Chelseat sipas analistëve pritet të çojë në një rënie të shpenzimeve për transferime te Chelsea, e cila arriti në 2.1 miliard paund në 19 vitet e menaxhimit të Abramovich.

Nga sa është arritur të mësohet së fundmi, Chelsea ka deklaruar një humbje ekonomike prej 207 milion paund, më e madhja që kemi parë ndonjëherë në një klub anglez.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.