Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

2 parfumet që princeshë Diana i kishte gjithmonë me vete

20:40 / September 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princeshë Diana kishte një mënyrë unike për të balancuar thjeshtësinë me luksin. Në pamje të parë, çdo detaj i saj dukej i rastësishëm, por gjithmonë ishte i menduar me kujdes. Siç ka rrëfyer grimerja e saj personale, Mary Greenwell, Diana mbante gjithmonë parfum, pasi ishte pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj.

Disa nga aromat që ajo përdorte janë zbuluar nga njerëzit që e kanë njohur nga afër, ndërsa të tjera janë bërë pjesë e shumë teorive. Por një gjë është e sigurt: parfumet e saj nuk ishin thjesht aroma, por pjesë e identitetit të saj të pazëvendësueshëm.

1. 24 Faubourg – Hermès

Ky parfum nga shtëpia franceze Hermès është një nga të paktët që janë konfirmuar si të preferuar për Diana-n. Asistenti i saj personal, Paul Burrell, e përmend në librin e tij si një zgjedhje të saj të shpeshtë. I lançuar në vitin 1995, 24 Faubourg është një parfum lulesh me një përzierje të pasur aromash: zymbyl, portokall, ylang-ylang dhe bergamot; pasuar nga jasemin, gardenia, lule portokalli dhe iris; si dhe me bazë të ngrohtë prej qelibarit, patchouli-t, drurit dhe vaniljes. Sepse është një aromë e lehtë femërore, por e sofistikuar, elegante dhe e pakohë.

2. Bluebell – Penhaligon’s

Një tjetër aromë që lidhet shpesh me Diana-n është Bluebell nga shtëpia britanike Penhaligon’s. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, ky parfum është përmendur shpesh nga burime të afërta me të si një zgjedhje personale e saj. Bluebell është një aromë e pastër, me theks lulesh dhe natyre. Hapet me nota të buta agrumore, ndjekur nga zymbyl, zambak lugine, ciklamen, trëndafil dhe jasemin, ndërsa baza e saj është e lehtë, me galbanum, karafil dhe kanellë. Ka një freski të qetë dhe nostalgjike, si aroma e një kopshti pranveror në mëngjes. Kujton pafajësinë, fëmijërinë dhe një ndjenjë nostalgjike.

Diana zgjidhte aroma që mbeteshin në mendje. Ishin aroma që flisnin pa zë, njësoj si prezenca e saj dhe kjo është ajo që e bën një parfum të paharrueshëm.

2 parfumet diana gjithmone princeshe vete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.