33-vjetori i gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike” është festuar edhe nga lideri i opozitës Sali Berisha edhe nga Lulzim Basha i cili mban logon e PD.
Demokratët që mbështesin ish-kryeministrin festuan ditën e krijimit të RD tek rruga poshtë shtëpisë së Berishës.
Ndërsa demokratë që mbështesin Lulzim Bashës u mblodhën në hotel “Tirana”.
Ashtu si prej dy vitesh ka dy PD, dy kryetarë, dy sekretarë të përgjithshëm; sot ka dy gazeta Rilindja Demokratike, Berisha ka RDNEWS dhe Basha ka RD.
