Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

2 vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, del dëshmia e re: U pa në plazhin Agia Marina

15:19 / November 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1668434838 Artemis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 19 tetor 2020, 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe. Sipas raportimeve të hershme të policisë, 19-vjeçarja nuk shkoi kurrë në intervistë. Çështja e zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vassilis qëndron e hapur prej dy vitesh.

Ngjarja është rikthyer përsëri në vëmendje me një dëshmi të depozituar të premten në emisionin “Dritë në tunel” duke i dhënë një kthesë të re çështjes. Sipas një dëshmie të re, 19-vjeçarja është parë një ditë pas zhdukjes së saj në Koropi, e humbur në mendime në plazhin e Agia Marinës.

“Është diçka e re kjo dëshmi. Ndërsa më parë personi i fundit e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen një dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se e sheh në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte kontrolluar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zone”, tha avokati i familjes, Anastasios Dugas.

Në plazhin Agia Marina ajo shkonte gjithmonë për të notuar me miqtë e saj, e cila kishte shkuar edhe me ish-të dashurin e saj para se ky i fundit të ndahej me të dhe ta fshinte nga rrjetet sociale. Ai vetë ka folur për për këtë takim, por pa mundur të ndihmojë autoritetet.

“Nëse do të mund të ndihmoja, do ta bëja. Në kohën kur Artemisa u zhduk, unë isha brenda kampit. Unë isha ushtar në Aleksandropoli”, tha ai.

Prokuroria nga Departamenti i Vrasjeve i Sigurimit të Atikës, ka marrë përsipër dosjen e 19-vjeçares dhe është ajo që do të vendosë nëse hetimet do të kenë vazhdimësi ose jo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.