Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa thotë se personat që shkuan në spital, morën ndihmën e nevojshme dhe tashmë kanë dalë.
Sefa tha se 20 familjet që jetonin në pallatin 12 katësh që për gati 9 orë ishte në pushtetin e flakëve, po kontaktohen nga stafi i bashkisë. Nëse është nevoja, ata do të vendosen në apartamente me qira që do të mbulohen nga bashkia deri në rikonstruktimin e objektit.
Lexo edhe :
Related Posts
“Stafi i bashkisë po kontakton çdo familje që do të ketë nevojë për akomodim. Kemi bërë gati një konvikt. Nëse do të jetë nevoja, do të marrim edhe apartament me qira. Janë rreth 91 apartamente, 20 janë banuese aktuale, të tjerë janë emigrantë. Pasi të mbarojë ekspertiza, do të japim kompensim sipas ligjit”.